English

Për Feithin

1 Në Kosovë nuk ka demokraci, sepse sistemi politik nuk e përfshin thelbin e demokracisë. Thelbi i demokracisë është përputhja ndërmjet vullnetit të popullit dhe përmbajtjes së projektit të brendshëm politik, pra mishërimi i këtyre dyjave në një sistem politik demokratik, i cili mbron të drejtat e njeriut dhe pakicave mbi praktikat e respektimit të konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Në Kosovë përmbajtja e projektit politik bazik, pra Plani i Ahtisaarit, është në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve, sepse vetë projekti është i jashtëm, pra i imponuar.

Në çdo sistem demokratik ata që marrin vendime për dikë tjetër, duhet të jenë të zgjedhur. Ne mund ta zgjedhim njëri-tjetrin, por askush nuk mund ta zgjedh Pieter Feithin. Pieter Feithi na flet për çdo ditë për zgjedhjet, kurse vetë sundon mbi ne pa qenë i zgjedhur prej neve. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe misioni që ai udhëheq, është i pazgjedhur nga ata mbi të cilët ai ushtron pushtet. Dikë që nuk e kemi zgjedhur (PCN-ja) ka ardhur këtu për të na e zbatuar një zgjidhje për të cilën nuk jemi pyetur (Planin e Ahtisaarit). Feithi të cilin nuk e kemi zgjedhur, do të mund të na i shpunësojë të zgjedhurit tanë, nëse ata nuk e zbatojnë planin për të cilin nuk jemi pyetur. Pasi nuk është zgjedhur nga ne, Feithi nuk na përgjigjet neve. Ai u përgjigjet atyre që e kanë zgjedhur atë - Grupit Drejtues Ndërkombëtar. Â

3. Akti më i lartë juridik në Kosovë është ky plani për të cilin nuk kemi vendosur ne. Kushtetuta e Kosovës është përpiluar sipas këtij plani jodemokratik. Neni 143 i Kushtetutës tregon që akti më i lartë nuk është Kushtetuta, por Plani i Ahtisaarit. Â

Në Kosovë nuk do të ketë kurrfarë institucioni vendor, i cili mund ta sfidojë interpretimin e Planit të Ahtisaarit nga PCN-ja. Plani i Ahtisaarit është absolute në autonominë e vet interpretuese, vendimmarrëse, ekzekutive dhe jollogaridhënëse. Interpretuesi i saj është absolut. Pushteti i tyre është absolut. E, siç thotë një mendimtar i njohur, pushteti absolut të korrupton absolutisht. Projekti të cilin kanë ardhur të na e zbatojnë Feithi dhe EULEX-i, vlen vetëm për ne si ligj. Vetë Feithi dhe punëtorët e EULEX-it e kanë pajisur vetveten me imunitet ndaj këtij ligji. Vetë PCN-ja dhe EULEX-i mund të shpikin kompetenca ekzekutive shtesë po qe se iu duhen (Aneksi IX, Neni 2.3), pra nëse nuk iu mjafton absolutizmi aktual. Kështu e ka absolutizmi - ai ka prirje inherente për t'u zgjeruar dhe stërkequr, meqë nuk sfidohet prej kurrfarë kufizimi të brendshëm. Këtu duhet të shtrohet një pyetje e rëndësishme: nëse Feithi dhe EULEX-i përditë po përkujdesen të na e përmendin se sa i dobishëm dhe i mirë na qenka ligji për ne, pse a thua nuk i nënshtrohen këtij ligji edhe vetë ata?

5.     Bazuar në rastet e mëparshme të paraqitura në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, nuk ka kurrfarë gjasash që PCN-ja apo EULEX-i t'i nënshtrohen jurisdiksionit të kësaj gjykate sepse në këtë rast është një organizatë, e jo shteteti, ajo e cila mbahet përgjegjëse për veprimet e veta (shih rastet Sheremeti vs. Norvegjisë, Behrami vs. Francës dhe Alimuhameti kundër Greqisë). Në vitin 2006 në Bosnje Gjykata Kushtetuese mori vendimin sipas të cilit, mënyra qysh Përfaqësuesi i lartë i BE-së i përjashton zyrtarët publikë nga puna e tyre, është shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sepse në këto raste nuk ishte paraqitur kurrfarë evidence përpara ndonjë autoriteti të pavarur dhe nuk kishte të drejtë për apelim. Gjykata e Bosnjës mori vendimin që institucionet e Bosnjës ishin të obliguara t'i bindeshin kushtetutës së Bosnjës, e cila i referohet KEDNj-së, dhe prandaj detyroheshin ta kundërshtonin vendimin e Përfaqësuesit të Lartë. Por Grupi Drejtues ia kujtoi institucioneve të Bosnjës se parësor ishte zotimi i tyre ndaj Marrëveshjes së Dejtonit. Prandaj, e vetmja shpresë për të bërë diçka ndaj shkeljeve të punëtorëve ndërkombëtarë në Kosovë mbetet përgjegjësia e shteteve individuale (kujto rastin e Troeschlerit i cili edhe sot e kësaj dite do të ishte duke vjedhur në Kosovë sikur të mos ishte ndërhyrja e shtetit gjerman). Ne jemi të pambrojtur ndaj shkeljeve të ndërkombëtarëve, të cilat me siguri që do të vazhdojnë të ndodhin, nisur nga natyra autoritare e ndërtimit të pranisë ndërkombëtare karshi pafuqisë politike të popullit të Kosovës.

6. Zyrtarët e përjashtuar nuk do të kenë kurrfarë institucioni nëpërmjet të cilit do ta verifikonin ligjshmërinë e vendimeve të PCN-së. Këtë gjë nuk do të mund ta bëjë as Gjykata Kushtetuese.

KOMENTE