Pukë, 4 qershor, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës, ku një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi i ka shpërthyer në dorë një kapsollë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai e gjeti atë ndërsa luante afër shtëpisë në trungun e një peme.
Teksa po e shihte me vëmendje duke kërkuar të kuptonte se çfarë ishte ky send i veçantë që kishte gjetur, kapsolla ka plasur, duke e dëmtuar rëndë nga ana fizike 8-vjeçarin me inicialet E.D.
Burimet pohojnë se ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Pukës për ndërhyrje shëndetësore, por duke qenë se gjendja e tij është shumë e rëndë, ai është dërguar më pas në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë  për jetën.
Ai ka marrë dëmtime të rënda në sy dhe në gishtërinjtë e njërës dorë.