English

PS pengohet të bëjë propagandë para Minibashkisë Nr.6, në Kombinat

Tiranë, 4 qershor NOA - Përfaqësuesit e Partisë Socialiste pengohen nga kryetarja e Minibashkisë Nr.6, të ngrenë një çadër me funksion propagandistik përpara kësaj Njësisë Bashkiake.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në qendër të lagjes Kombinat në Tiranë, në rrugën "Llazi Miho" kur ka nisur një konflikt ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Kryetares së Minibashkisë Nr.6 Tiranë.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.6, të lajmëruar për konfliktin mbërritën menjëherë për të sqaruar rrethanat.

Burime zyrtare nga policia thanë se pas hetimeve të para rezultoi se, konflikti ka filluar si pas ngritjes së një çadre me funksion propagandistik përpara Njësisë Bashkiake Nr.6 Tiranë, nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, veprim ky i kundërshtuar nga ana e përfaqësuesve të Njësisë Bashkiake Nr.6 Tiranë. Â

"U kryhen veprimet hetimore e proceduriale, dhe materiali ju referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Goditjes për shkak të detyrës" në ngarkim të personave përgjegjës dhe "Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese", në ngarkim të përfaqësuesve të Njësisë Bashkiake Nr.6 Tiranë" bëri të ditur policia e kryeqytetit.

Ndërkohë që për të disatën herë radhazi Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, u bën thirrje të gjitha Subjekteve Politike dhe Njësive të Qeverisjes Vendore, që të zbatojnë dispozitat e nenit 79 të Kodit Zgjedhor në lidhje me materialet propagandistike.

k.k/NOA

Â

KOMENTE