Shkodër, 4 qershor NOA - "Ma bëni hallall se unë do të vras veten" kanë qenë fjalët e fundit që një 52-vjeçar u ka thënë nëpërmjet telefonit familjarëve të tij.
Por në fakt me pistoletë në dorë Ahmet Ethemi ka ndjekur për disa minuta madje edhe duke e qëlluar disa herë komshiun e tij me iniciale, B.Z.
Asnjë plumb nuk preku fqinjin, ndërsa policia rrethoi 52-vjeçarin i cili më pas vrau veten.
Ngjarja e cila ka terrorizuar për disa minuta shtetasin B.Z, dhe ka alarmuar policinë ndodhi pak pas mesditës së sotme në lagjen "Kongresi i Permetit" në Shkodër.
Policia e cila u sinjalizua për ngjarjen bëri të ditur Ahmet Ethemi, 52-vjeç, lindur e banues në lagjen "Guerrile", të qytetit të Shkodrës, në gjendje të dehur, dhe për shkak të një gjendje të rënduar psikike, ka nisur një sherr çasti me fqinjin e tij B.Z. Më pas ai e ka qëlluar atë me arme zjarri pistolete në vendin e quajtur Kryqëzimi i
"Fishtës"Â .
Ethemi ka vazhduar të ndjekë duke qëlluar në mënyrë të çrregullt në drejtim të fqinjit të tij B.Z. për disa metra.
Në këto momente shërbimet e policisë kanë mundur ta ndalojnë atë i cili për t'ju shmangur policisë ka hyre brenda ambienteve të një dyqani ushqimor ku dhe është vetëvrarë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip-pistoletë, me të cilën 52-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Nga hetimet e kryera dhe nga pyetja e familjareve, rezulton se viktima u ka deklaruar familjareve të tij, nëpërmjet telefoni pak minuta para se të kryente aktin, duke i thënë  "Ma bëni hallall se unë do vras veten".
k.k/NOA
Â