English

Topalli: Do e mbajmë premtimin për krijimin e 160 mijë vendeve të reja pune

Tiranë, 4 qershor, NOA - Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me gratë e Kombinatit në kryeqytet, ka theksuar premtimin e qeverisë se nëse ajo do të rizgjidhet sërish në zgjedhjet e 28 qershorit, do të realizojë premtimin për hapjen e 160 mijë vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër, ajo ka shigjetuar gjatë fjalimit të saj edhe kryebashkiakun Edi Rama, për të cilin ka thënë se ai nuk vendos të kandidojë duke vënë emrin në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, pasi nuk i merr dot 15 % të votave të qytetarëve.

Ndër të tjera, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka pohuar para grave të Kombinatit sukseset e deritanishme të qeverisë së djathtë të cilat sipas saj janë inaugurimi i rrugës Durrës-Kukës, hyrja në NATO si edhe investimet e shumta të realizuara këto 4 vitet e fundit.

n.e/NOA

Â

KOMENTE