Vlorë, 4 qershor, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik të qytetit të Vlorës mëngjesin e sotëm, ku një grua është gjendur e vdekur si pasojë e ushtrimit të dhunës fizike ndaj saj prej bashkëshortit.
Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, viktima është identifikuar dhe quhet Irma Hodaj, 36-vjeçare, nënë e tre fëmijëve.
Policia raporton se shkaku i ndërrimit të jetës së saj është ushtrimi i dhunës prej bashkëshortit, Maksim Hodaj, për të cilin është ngritur dyshimi se ka qenë në gjendje të dehur në momentet e ushtrimit të dhunës fizike ndaj gruas.
Bëhet e ditur se 36-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve të forta në kokë.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e krimit, ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes.
n.e/NOA