Korçë, 4 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë mundësuar ndalimin e 22-vjeçarit Mirjen Musollari, lindur dhe banues në fshatin Lozhan të rrethit të Korçës, i dënuar edhe më parë për vjedhje, pasi ndaj tij rëndon akuza e mashtrimit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai ka vjedhur me anë të mashtrimit 5 karta rimbushëse të telefonisë celulare në një nga dyqanet në lagjen 18 në qytetin e Korçës.
Po me anë të mashtrimit, ai ka vjedhur edhe 4 karta telefoni celulari në një njësi tjetër tregtie në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës.
Lidhur me këto fakte, janë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Mashtrimit më shumë se një herë", parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal.
Materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA