Tiranë, 4 qershor NOA - Pjesëtarët e komunitetit What's Up kanë një arsye të re për t'u gëzuar tashmë.
Përveçse bëjnë pjesë në komunitetin më të madh në vend, ata përfitojnë tarifa deri 45 % më të ulëta.
Kompania AMC njoftoi sot se abonentët e What's Up mund të flasin brenda grupit me vetëm 15 lekë/min gjatë gjithë ditës e natës dhe duke filluar nga 30 lekë/min drejt destinacioneve kombëtare.
Për më tepër, me Supersplash që është oferta ekzistuese e What's Up, ata mund të flasin me 0.7 lekë/min dhe të dërgojnë SMS me 0.7 lekë/SMS brenda komunitetit What's Up.
Lajmet e mira vazhdojnë më tej.
Edhe abonentët e rinj janë të mirëpritur. Të gjithë mund të blejnë një paketë të re What's Up për 416.7 lekë, e cila përfshin 400 lekë kohë bisede. Gjithashtu përfitojnë 400 SMS falas brenda grupit What's Up.
"Përparësi të tjera do të ketë komuniteti What's Up, komuniteti më i madh në vend. Shumë shpejt AMC do t'u ofrojë oferta dhe përfitime të reja pjesëtarëve të tij", - lajmëroi kompania e parë e telefonisë celulare në Shqipëri.
Ajo thekson edhe faktin se anëtarët e What's Up dhe të gjithë abonentët AMC përfitojnë mbulim me sinjalin më të mirë të mundshëm në të gjithë zonat e vendit, në mënyrë që të jenë përherë në kontakt.
e.l/NOA
Â