Tiranë, 5 qershor NOA - Përkujtohet 10 vjetori i rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të policisë, Azem Meshi.
Drejtoria e Policisë së Tiranës, ditën e sotme, me rastin e 10 vjetorit të rënies në detyrë të ish punonjësit të policisë së Shtetit Dëshmor i Atdheut, Azem Meshi, organizoi një takim përkujtimor. Në orën 10:30 të ditës së sotme, drejtues të Policisë së Tiranës, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së një pllakate me emrin e Dëshmorit Azem Meshi, në rrugën që ka marrë emrin e tij në Unazan e Re, Rr. "3 Dëshmorët". U zhvillua për nderim të tij, një ceremoni përkujtimore në Sallën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ku me këtë rast përshëndetën Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keci, përfaqësues nga Policia e Tiranës si dhe prestarë të familjes së të ndjerit. Në përfundim të këtij takimi, drejtues të Policisë së Tiranës, vendosën kurora në varrin e Dëshmorit të Atdheut në Varrezat e Sharrës. k.k/NOA