Tiranë, 5 qershor, NOA - Shqiptarët duhet të përfshihen në votime dhe të mos ta humbasin shansin për të zgjedhur drejtuesit e tyre në 28 qershor.
Ky është apeli që ambasadori amerikan në Tiranë, John Uithers, ka hedhur për zgjedhësit dhe në tërësi për opinionin shqiptar, në mënyrë që ai të angazhohet për një proces të lirë zgjedhor dhe me standarde.
Në një konferencë të posaçme për shtyp, Uithers, ka mbrojtur idenë se vota në fakt nuk është një detyrë, por një moment magjik dhe prandaj, sipas tij, ai duhet shfrytëzuar.
Lidhur me këtë, ai ka parë si të dosmodoshëm faktin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, sa më parë të jetë e mundur, pa u mbyllur ende procesi.
"Shqiptarët duhet të regjistrohen për të votuar dhe duhet të pajisen me karta identiteti.
Ka kohë vetëm një javë për të aplikuar, prandaj duhet nxituar", ka qenë apeli i ambasadorit amerikan Uithers.
Sa u përket procesit të pajisjes me karta identiteti të popullatës, ai ka pohuar se "ai po ecën shumë mirë dhe se po funksionon, por gjithsesi ende ka probleme".
n.e/NOA