English

Barrot: Vetëm Serbia, Mali i Zi dhe "Maqedonia Veriore", progres për vizat

Bruksel, 5 qershor, NOA - Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi kanë bërë me të vërtet progres të madh në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e procesit të vizave me Bashkimin Evropian.

Ky është vlerësimi që nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhak Baro dha dje për procesin e liberalizimit të vizave mbi vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke e cilësuar FYROM si "Maqedonia Veriore", ai mbështeti fakti se ky vend kryeson listën në Ballkanin Perëndimor për shkurtimin e procedurave dhe afateve për heqjen e plotë të vizave me Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, sipas Barrot, angazhimi i këtyre shteteve nga Komisioni Evropian do të merret parasysh, por akoma nuk është e sigurt se do të hiqen vizat për qytetarët e këtyre shteteve. "Atë çka mund ta them është se, sot kemi një përshtypje se IRJM, do të thotë Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi ka bërë me të vërtet progres të madh. Mendojmë se ky progres duhet të merret parasysh. Akoma nuk është e sigurt, por ekziston mundësia ne të vazhdojmë me këto shtete dhe liberalizimi të realizohet deri në fund të vitit. Në këtë fazë nuk mund të jem plotësisht i sigurt. Por kjo mund të ndodhë nëse pajtohen të gjitha vendet anëtare", theksoi Barrot dje në Bruksel.

KOMENTE