English

BE: Heqja e vizave, për shtetasit e FYROM, Serbisë dhe Malit të Zi

Luksemburg, 5 qershor NOA - Komisioni Evropian ka vendosur të propozojë që deri në fund të këtij viti të hiqet regjimi i vizave Shengen të Bashkimit Evropian, për shtetasit e Maqedonisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi.

Këtë e deklaroi në Luksemburg, komisionari për drejtësi dhe punë të brendshme, Zhak Baro, citon radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë, por me këtë propozim duhet të pajtohen edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Z. Baro në Luksemburg, para Ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së, e ka arsyetuar raportin për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave të BE-së, të cilin Komisioni Evropian, më 18 maj, ua kishte dërguar qeverive të vendeve të BE-së.

e.l/NOA

KOMENTE