Tiranë, 5 qershor NOA - Një delegacion para-elektoral nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vizitoi Tiranën në pragun e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.
Delegacioni thekson se autoritetet kanë përgjegjësinë të marrin të gjitha masat e nevojshme për t'i siguruar çdo votuesi një Kartë të re Identiteti në mënyrë që të sigurohet se të gjithë votuesit do të jenë në gjendje të përmbushin të drejtën e tyre kushtetuese më 28 qershor.
Çështjet lidhur me kartën e identitetit duhet të zgjidhen në një mënyrë plotësisht transparente për të siguruar besimin publik, si dhe besimin e të gjitha partive politike, në proçesin elektoral demokratik në Shqipëri.
Delegacioni vlerëson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 do të jenë një test pjekurie për demokracinë në Shqipëri.
Në këtë drejtim, ai i bën thirrje autoriteteve në Shqipëri të implementojnë plotësisht rekomandimet e Asamblesë Parlamentare që i përmban Rezoluta e saj 1538 (2007).
Delegacioni thekson se zgjedhjet demokratike nuk janë të kufizuara vetëm në ditën e votimit.
Autoritetet e vendit dhe të gjithë aktorët politikë kanë përgjegjësinë të sigurojnë kushtet e nevojshme për shprehjen e lirë të vullnetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Të huajt presin, dhe do ta monitorojë nga afër, që autoritetet do të garantojnë karakterin demokratik të këtyre zgjedhjeve siç është premtuar
k.k/NOA
Anëtarët e delegacionit para-elektoral:
Znj. CORIEN JONKER (HOLLANDA, EPP/CD), Kreu i delegacionit
Z. ANDREJ ZERNOVSKI ("ISH REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË, ALDE)
Z. INDREK SAAR (ESTONI, SOC)
ZNJ GANIRA PASHAYEVA (AZERBAJXHAN, EDG)
Â
Â