English

E qeshura e njeriut është 16 milionë vjeç, edhe shimpazetë qeshin si ne

Portsmuth, 5 qershor, NOA - Edhe shimpazetë qeshin njësoj si ne dhe kjo bën të mendojmë se e qeshura njerëzore e ka fillesën e saj që 10-16 milionë vite më parë, kur njeriu ishte ende në origjinën e tij të hershme.

Ky fakt publikohet nga një studim i realizuar prej universitetit të Portsmuthit. Sipas tij,

Ekziston një pemë "gjeneaoligjike" edhe për të qeshurën, e cila e ka fillesën e saj që nga faza kur ne ngjanim tmerrësisht me shimpazetë.

Kjo pemë ka ngjashmëri, madje studimi thotë se është e njëjta edhe me atë të evolucionit të njeriut në tërësi, duke folur për një origjinë tonën nga qeniet e dikurshme me të cilat ishim një familje, majmunët.

Karakteristikat unike të së qeshurës sonë, shpjegon studiuesja Davila Ross, siç janë ato të bonifikimit të njëjtë të fytyrës në momentin kur qeshim, me gjestet që merr fytyra jonë, thuhet të jenë zhdukur rreth 4-5-6 milionë vjet më parë.

KOMENTE