English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 5 Qershor

Tiranë, 5 qershor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 5 Qershor 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e bëra nga kryeministri Berisha gjatë prezantimit të programit elektoral të Partisë Demokratike gjatë një debati televiziv. Ato flasin edhe mbi çështjen zgjedhore në tërësi duke vënë përballë deklarimet e ambasadores së misionit të ODIHR-it, Audrey Gloover, ato të komisionit Amerikan të Helsinkit, si edhe krerëve të opozitës, Rama dhe Meta.

E përditshmja "Shekulli" ka si argument kryesor të ditës "Lista e votimit mbushet me të vdekur", i cili flet mbi faktin se në listat zgjedhore gjenden edhe njerëz që nga shekulli XVIII, me moshën deri në 200 vjeç.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është "Berisha: Nuk ka zgjidhje me certifikata", i cili citon pikëpamjen e kryeministrit rreth çështjes së certifikatave, si opsion për rikthimin e tyre në zgjedhjet e 28 qershorit.

"Legalizimet, lista e dytë e fituesve", është një artikull tjetër, i cili publikon emrat e plotë të fituesve të së drejtës së legalizimit të banesave informale sipas një vendimi të ALUIZNI-t për 17 rrethe të vendit.

Gazeta "Panorama" publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin "PS: Po mendojmë shtyrjen e zgjedhjeve, Berisha: Jo, asnjë ditë", i cili për

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin "Legalizimet, listat e dyta për familjet që do të marrin tapitë", ku renditen emrat e radhës së familjeve që do të përfitojnë nga masa e qeverisë për legalizimin e banesave informale

"Testet e letërsisë, mes dy duarve vlerësuesish", është një artikull tjetër i kësaj gazete, i cili tregon sesi ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë masa që të ngrejë një komision të posaçëm për të vlerësuar provimet e Letërsisë së maturantëve, pa krijuar më pas mundësi kontestimi të rezultateve të tyre.

Por në këtë gazetë pasqyrohet përmes një artikulli të veçantë në rubrikën e kronikës edhe ngjarja e rëndë e vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti përmes ushtrimit të dhunës.

"Gazeta Shqiptare" ka si titull kryesor të saj "Qeveria gënjen Bashkimin Evropian, PS: Të shtyhen zgjedhjet", i cili pasqyron të gjitha detajet e përplasjeve mes kampeve politike lidhur me procesin zgjedhor.

"Vret gruan me mjete të forta nën efektin e alkoolit", është artikulli tjetër në rubrikën e kronikës, i cili flet mbi ngjarjen fatale që i mori jetën një gruaje ditën e djeshme.

Ndërsa çështja e Gërdecit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit "Specialisti i xhenios: Dua shpërblim për Gërdecin, padi MEICO-s".

Rubrika "intervista" e kësaj gazete paraqet sot deklaratat e çiftit Edi dhe Mihal Luarasi në artikullin "Mihal Luarasi: Komunistët të kërkojnë falje, vajza ime kërkon babain e pushkatuar".

Gazeta "Shqip" hapet me titullin "SHBA paralajmëron: Kujdes me zgjedhjet", i cili bën një pasqyrim të detajeve lidhur me çështjen e elektorale, që nga sugjerimi i Komisionit amerikan të Helsinkit, deri te qëndrimi i kryeministrit Berisha se ai mund të dalë edhe i vetëm në zgjedhje.

"Obama, kurrë në luftë me Islamin" dhe Ëithers: Shqipëria, ëndrra e botës islame", janë dy artikujt që kanë të përbashkët argumentin e myslimanizmit, të pasqyruar gjerazi në këtë gazetë, në kuadrin e turit të presidentit amerikan, Barak Obama, në Lindjen e Mesme.

Ndërsa në intervistat e përballjes për zgjedhjet e 28 qershorit, do të gjeni dy artikujt me tituj "Edit Harxhi: Pjesëmarrja ime në PD, që nga viti 1991" dhe "Erisa Spiropali: Pse besova te politika e re e Edi Ramës".

"Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat", është një artikull tjetër i kësaj gazete.

Ndërsa në rubrikën e sociales do të lexoni artikullin me titull "Raporti, arsyet pse shqiptarët nuk i preferojnë prezervativët".

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin kryesor "Berisha: Pse PD do t'i fitojë zgjedhjet", i cili ka në qendër të tij pikat e paraqitura dje nga kryeministri Berisha mbi programin elektoral të Partisë Demokratike, gjatë emisionit "Opinion".

Në rubrikën "intervista" të kësaj gazete do të gjeni të pasqyruar rrëfimin e Adam Miçnik mbi vitet e errëta të diktaturës komuniste në Poloni, duke bërë krahasimin me Shqipërinë dhe duke u ndalur në ndikimin e tij në mbarë botën. Gjithçka, në artikullin me titull "Shqipëria, 15 vjet më pas".

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin "Matura, kaos në vlerësimin e testeve, i cili tregon se si janë ngatërruar testet e sapoplotësuara nga maturantët, duke prishur skemën e vlerësimit në rrethe të ndryshme.

Kurse në lidhje me fushatën zgjedhore do të lexoni artikujt "Meta që nga Shkoza sulmon Ramën", "Rama: nuk jam si Meta dhe Berisha" dhe "Zgjohu Veliajt: Zhytja në evazionin fiskal".

Gazeta "Korrieri" hapet me titullin "Aldo Bare: Ju rrëfej 7 vrasjet e bujshme dhe të fshehtat", artikull ky i cili është në fakt pjesa e dytë e intervistës së iniciuar që në numrin e djeshëm të kësaj të përditshme me të dënuarin në fjalë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull "Shkodër, terrorizon qytetin me pistoletë e më pas vret veten", i cili flet mbi ngjarjen që tronditi dje qytetin verior.

"Berisha: Në zgjedhje, edhe pa opozitën" dhe "Xhafaj: Nuk e përjashtojmë shtyrjen e zgjedhjeve" janë dy artikujt kryesorë që paraqesin klimën e fushatës zgjedhore në këtë të përditshme.

Gazeta "Libertas" hapet sot me titullin kryesor "Zgjedhjet, bojkot apo shtyrje e votimit", i cili aludon me faktin nëse për procesin e 28 qershorit do të ketë shtyrje të zgjedhjeve apo bojkot të tyre, siç po tenton Partia Socialiste përmes një skenari të fshehtë, duke shtuar edhe argumentin që ka dhënë Berisha, se ai do të dalë edhe i vetëm në zgjedhje, nëse selia rozë vërtet e merr një vendim të tillë.

Në këtë gazetë, do të lexoni edhe intervistën me titullin "Detyra ime nuk ka lidhje me Remzi Hoxhën", e realizuar me Arben Sefgjinin, tani në detyrën e drejtorit të Shërbimit të Provës.

"Fushë-Krujë, protestë për ndotjen, pezullohet fabrika e çimentos" është një tjetër artikull i kësaj të përditshme, i cili paraqet protestën e djeshme të qytetarëve të zonës së Fushë-Krujës.

"Libertas me nxënësit e Shkollës së Baletit" është një artikull i rubrikës "sociale" të kësaj gazete, i cili paraqet një historik të shkollës që krijoi talentet e skenës shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE