Durrës, 5 qershor, NOA - Eshte futur fshehurazi përmes dritares së banjës në banesën e një personi dhe i ka vjedhur në garderobën e dhomës së tij të gjumit një shumë prej 30.000 lekësh si edhe një telefon celular të markës LG.
Kjo është ngjarja që ka ndodhur së fundmi në Xhafzotaj të Durrësit, për të cilën policia raporton se autori i saj është Julian Tafa, 16-vjeç, banues në Fllak të Durrësit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Tafa ka rënë në prangat e policisë tashmë pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e lekëve të vjedhura në banesën e Agron E. Materialet për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA