Prishtinë, 5 qershor NOA - Një sasi lënde narkotike është zbuluar në rrugën shtetërore që lidh Prishtinën me Ferizajn, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona, që dyshohen se janë të përfshirë në një trafik drogash të forta.
Zbulimi i heroinës u bë pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në udhëkryqin e Lypjanit, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Drejtoria Kundër krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se ka konfiskuar katër kilogramë heroinë që shihni në foto dhe arrestoi tre persona të dyshimtë.
a.b/NOA