Burrel, 5 qershor, NOA - Konflikti për pronësinë në Shqipëri, ka shënuar incidentin e radhës.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Shaban Musta nga Burreli ka mbetur i plagosur me armë nga baxhanaku i tij për shkak të një konflikti të hershëm për pronën, të cilit nuk po i jepnin dot zgjidhje.
Bëhet e ditur se Musta ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, me 4 plagë në trupin e tij dhe mjekët po tentojnë ta nxjerrin jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa forcat e policisë nga ana e tyre janë duke u marrë me hetimin e mëtejshëm të çështjes në fjalë.
n.e/NOA