Tiranë, 5 qershor, NOA - Pritet të mbërrijë në mesditën e sotme, ekipi kombëtar i futbollit të Portugalia, në kuadrin e ndeshjes së nesërme të tij me ekipin shqiptar, parashikuar të zhvillohet në stadiumin "Qemal Stafa".
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ekipi portugez vjen në Tiranë, nën drejtimin e trajnerit Karlos Keiroz dhe kapitenit Kristiano Ronaldo.
Për yllin portugez, kjo është hera e parë që i bie të vijë në vendin tonë.
Ndërkaq, sot në mbrëmje pritet të zhvillohet stërvitja njohëse në "Qemal Stafa" në orën 18:30, mes të dyja palëve, përpara se ato të përballen të nesërmen në ndeshjen e tyre zyrtare, parashikuar në orën 20.45 të mbrëmjes.