English

Nga Lindja e Mesme, Obama në Gjermani, takohet me kancelaren Merkel

Dresden, 5 qershor, NOA - Presidenti amerikan Barack Obama, në kuadrin e turit të tij të fundit, i cili nisi në Lindjen e Mesme dhe do të pasojë me disa takime në Evropë, zhvilloi një takom sor në qytetin Dresden me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Pas një vizite së bashku në Kubenë e Gjelbër historike është parashikuar një bisedë vetëm për vetëm dhe një takim i delegacioneve.

Tema të bisedimeve dypalëshe mendohet të jenë para së gjithash procesi i paqes në Lindjen e Afërme dhe kriza ekonomike.

Sipas të dhënave, për kohën e pasdites, presidenti amerikan Obama ka planifikuar një vizitë në kampin e përqendrimit Buchenëald.

Ndërkaq, para se të kryente këtë vizitës të shkurtër në Gjermani presidenti amerikan ishte përpjekur nëpërmjet një fjalimi të ndjekur me shumë vëmendje në mbarë botën që të zgjonte interesimin për një fillim të ri në marrëdhëniet e Perëndimit me botën islame

Bëhet e ditur se nga Gjermania, Obama do ta vazhdojë udhëtimin e tij drejt Francës, ku nesër merr pjesë në ceremonitë për 65-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

KOMENTE