English

Operacioni "Guri", zbulohet vatër prostitucioni "Te Naimi" në Rahovec

Rahovec, 5 qershor NOA - Një operacion special policor është zhvilluar gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, në përpjekje për të shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me shfrytëzimin e femrave për prostitucion.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se rreth orës 02:00 pas mesnate është zhvilluar operacioni i koduar policor "Guri", ku u arrestuan katër persona të dyshimtë.

Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, konfirmoi për agjencinë NOA se para pak javësh, kishin filluar hetimet me dyshimin e bazuar se në lokalin e natës të quajtur "Te Naimi" në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit zhvilloheshin aktivitete kriminale.

Nën emrin e koduar "Guri", hetuesit, të mbështetur edhe nga Njësia Mbështetëse Operativ e Gjilanit me urdhëresë paraprake nga gjykata e qarkut të Prizrenit kishin filluar operacionin policor me kontrollin në këtë lokal.

"Me dyshimin e bazuar për veprat penale trafikim i qenieve njerëzore dhe mundësim prostitucioni zyrtarët policor kanë arrestuar katër persona të dyshuar (dy meshkuj shtetas kosovar dhe dy femra shtetase të Moldavisë", - detajoi policia.

Të arrestuarit janë 26-vjeçari shqiptar D. Kelmendi, 41-vjeçari H.Thaçi, gjithashtu kosovar shqiptar dhe dy moldavet, L. Calestrova, 22 vjeçe dhe E. Croitoru, 21 vjeçe.

Dy shtetaset moldave të arrestuara akuzohen se kanë ofruar shërbime seksuale "klientëve" për shuma prej 100 deri në 150 € për një natë.

Ndërsa dy shqiptarët e Kosovës, dyshohet se kanë mundësuar prostitucionin në këtë lokal nate.

Policia pranoi se "informatat e grumbulluara përmes rrugëve operative dhe bashkëpunimi i mirë me qytetarët tanë mundësoi që ky operacion të jetë i suksesshëm", kurse shtoi se "varësisht nga gjetje të reja përgjatë procesit hetimor mund të ketë edhe arrestime të tjera".

a.b/NOAÂ

KOMENTE