Durrës, 4 qershor NOA - Kryetari i PDK, Nard Ndoka, ka marrë pjesë sot në një takimi elektoral të zhvilluar me qytetarë të qytetit të Durrësit, ku janë prezantuar kandidatet e koalicionit "Poli i Lirisë".
"Alternativa e Polit të Lirisë, nuk mund të mbytet as nga presionet mbi median dhe as nga keqpërdorimi i KQZ" u shpreh Ndoka.
"Durrësi lëngon çdo ditë nga thatësira. Në shekullin e 21 janë kthyer në qytete radhët për ujë, të bidonëve dhe botëve. Këtë situate qyteti se ka pasur as kur është krijuar. Ftoj qytetarët durrsakë të mos u besojnë më përrallave të kryeministrit Berisha që thoshte se problemin e ujit do ta zgjidh duke shkripëzuar ujin e detit" u shpreh më tej Ndoka.
Sipas tij, PDK e aleatët e saj politikë janë sot tribuna e vetme e të djathtës shqiptare, e biznesit, e familjeve në nevojë, të rinjve që duan shkollë e punësim, investitorëve të huaj që duan siguri e veprim të ligjit.
Ndoka nënvizoi se PDK është i vetmi subjekt politik i cili vjen me oferta konkrete dhe të prekshme për të gjithë qytetarët shqiptarë, në dallim nga PD dhe PS ku njëra ka si ofertë politike Sali Berishën, i cili përfaqëson pushtetin personal dhe të një rrethi të ngushtë militantësh besnike, pa merita, pa aftësi dhe pa mbështetje popullore, ndërsa PS me kryetarin e saj, pra me modelin e bashkisë së Tiranës, ku tipar ka qeverisjen nga një person dhe një staf i ngushtë besnik.
" Do vendosim që të gjitha bizneset familjare turistike të përjashtohet 5 vjet nga taksat, do të bëjnë të mundur që 30 për qind e banesave sociale që do të ndërtohen në të gjithë Shqipërinë, do tu jepen çifteve të reja me fëmijë, në mënyrë që ato të kenë shansin të nisin një jetë normale, do të ulim me 50 për qind të gjitha tarifat e shkollimit në universitet për familjet me të ardhura mesatare, dhe për të gjitha familjet në vështirësi ekonomike arsimimi do të jetë falas, dhe për çdo fëmijë që lind shteti të japë 500 dollarë, në mënyrë që ti ndihmojmë familjet në nevojë, të parandalojmë abortet dhe të ndërtojmë politika për fuqizimin e familjes", deklaroi Ndoka.
k.k/NOA