English

Protesta për fabrikën e çimentos, qëllohen policët, arrestohen organizatorët

Fushë-Krujë, 5 qershor, NOA - Konfrontimi me forcat e policisë gjatë manifestimit të banorëve të një lagjeje kundër ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në fushë-Krujë, është shoqëruar me shoqërimin në komisariat të organizatorëve të tij.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, manifestuesit janë paralajmëruar që të shpërndahen, por ata nuk reaguan ndaj thirrjeve të policisë, duke i kundërshtuar ata, duke arrritur deri në dëmtime trupore të punonjësve të Policisë.

"Ndër të dëmtuarit është dhe shefi i Rendit dhe Sigurisë Publike, Agron Brahaj. Shërbimet e policisë, megjithëse kanë mbajtur nën kontroll situatën, duke bërë thirrje për të negociuar me manifestuesit që të lironin rrugën dhe turma të shpërndahej qetësisht, kjo nuk ka ndodhur. Ndërkaq, për këtë manifestim pjesëmarrësit e tij nuk kishin paraqitur kërkesë për dhënie leje nga Komisariati i Policisë së Krujës", thuhet në deklaratën përkatëse të policisë lidhur me këtë ngjarje.

Më pas, ajo tregon se si janë ndaluar për këtë arsye, dy organizatorët e protestës në fjalë, Merit Loci dhe Pëllumb Loci, që të dy banues në Fushë-Krujë, për veprën penale të "Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Kundërshtim punonjesit të Policisë së Rendit Publik" dhe "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", parashikuar nga nenet 269, 236, 293 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE