Elbasan, 4 qershor NOA - Kandidatja për deputete e qarkut të Elbasanit, Valentina Leskaj ka qenë sot në fshatin Shushicë të këtij qyteti.
Në takimin me banorët e këtij fshati Leskaj është përqendruar tek shërbimi shëndetësor universal, që do të thotë që edhe ata që janë të pasiguruar siç është një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së fshatit, PS do t'ia bëjë të mundur shërbimin shëndetësor pavarësisht se nuk paguajnë kontribute.
Fytyra e qeverisjes së pas 28 qershorit do jetë qytetare, ndaj Leskaj u shpreh e bindur në fitoren e së PS.
"Dua t'iu them sot miqtë e mi, se unë sot jam më e sigurt se kurrë se më 28 qershor ne do të kthejmë një faqe të historisë, se më 28 qershor ne jemi fituesit dhe do të bëjmë qeverisjen e re, qeverisjen që meriton Shqipëria dhe çdo shqiptar dhe shqiptare." u shpreh Leskaj.
k.k/NOA