Fier, 5 qershor NOA - Gramoz Ruçi së bashku me kandidatët për deputetë të qarkut Fier ka qenë në fshatrat Ruzhdie e Portëz e Zharë të këtij qarku.
Ruci gjatë takimit të zhvilluar në këto fshatra theksoi faktin se është koha të kthejmë faqen e historisë, PS do t'i japë fund problemit të pronësisë me tokën në bazë të ligjit 70501.
PS do të ndryshojë sjelljen e qeverisë me fshatin dhe me ata që jetojnë në fshat.
"Kush nuk është ngopur në këto 18 vjet me PD-në dhe veçanërisht me Sali Berishën, le të vazhdojë të votojë dhe ta kemi në kurriz edhe 18-vjet të tjera.
Kush është ngopur dhe venitur dhe që kërkon të eci para, le të kërkojë ndryshimin, le të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën" u shpreh Ruçi.
k.k/NOA Â