Tiranë, 5 qershor NOA - Partia Socialiste e Vërtetë, PSV 91 ka organizuar një takim me përkrahësit e komunës Farkë.
Në takim ishin kandidatët për deputetë për Tiranën, kryesuar nga kryetari i partisë, Petro Koçi.
Banorët e zonës pritën me vëmendje dhe entuziazëm fjalët e miqve dhe theksuan mbështetjen ndaj PSV 91, si trashëgimtarja e parimeve të Partisë Socialiste të themeluar në 1991.
Koçi shpalosi disa nga pikat më të rëndësishme të programit të PSV 91, ku midis të tjerave theksoi premtimin për njësimin e statusit konstitucional mes Bashkive dhe Komunave, për të mbyllur hendekun mes fshatit dhe qytetit.
Më pas ai theksoi se PSV 91 është për politikën e re të gjithëpërfshirës e jo atë të përjashtimit, siç ka ndodhur me partitë e mëdha.
Ai e ilustroi këtë argument me nevojën e vlerësimit të figurave historike të PS-së si pjesë e trashëgimisë politike, duke e konsideruar një pasuri e jo një barrë.
Të pranishmit shprehën entuziazëm në mbështetje të vlerësimit të figurës së liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Dhe folësit e tjerë theksuan nevojën e vlerësimit të rolit historik të figurave të rëndësishme të PS-së dhe nevojës që ata akoma të jenë pjesë aktive e zhvillimeve të reja politike në Shqipëri.
e.l/NOA