Romë, 5 qershor, NOA - E përditshmja spanjolle "El Pais" ka publikuar fotot e përfolura të kryeministrit italian, në Villa Certosa me disa vajza dhe kjo gjë ka shkaktuar menjëherë irritimin e tij, i cili ka pohuar për mediat se ky është një sulm i hapur.
"Fotot e censuruara të Berluskont" është titulli i artikullit në fjalë, shoqëruar edhe me një koment se përse botohen këto foto, duke e cilësuar këtë gjë si një akt në shërbim jo vetëm të italianëve, por edhe evropianëve, për ta njohur më mirë kreun e qeverisë italiane.
Por pas këtyre akuzave, ka reaguar menjëherë Berluskoni, sipas të cilit ky akt nuk është gjë tjetër veçse dhunim i privatësisë së tij.
"Nuk kam asnjë lloj frike nga fotot e publikuara, bëhet fjalë për foto të pafajshme.
Nuk ka asnjë skandal në këtë mes, por veçse një dhunim të privatësisë, shoqëruar me një sulm skandaloz", ka pohuar ai.
Kavalieri shpjegon se fotot janë të personave që bëjnë banjë në brendësi të një shtëpie private të destinuar për miqtë.
Pyetjes se të ftuarit bëkan banjë të zhveshur, Berluskoni ia ka kthyer me shpoti: "Po pse ju dushin e bëni gjë me xhaketë dhe kravatë?".
Sipas Berluskonit, të ftuarit në vilën e tij në Sardenja, sillen si të duan. "Eshtë skandaloz fakti lejimi i bërjes foto nga larg, me teleobjektiv dhe të hyjnë në jetën intime të personave", thuhet në këtë prononcim të kreut të qeverisë italiane.
Fotot janë realizuar nga Antonello Zappadu në Villa Certos, maj 2008 dhe janë sekuestruar pasi Berluksoni e denoncoi atë për dhunim të privatësisë dhe tentativë mashtrimi.
n.e/NOA