Shkodër, 5 qershor, NOA - Ka nisur të mbahet në Shkodër edicioni i 47-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.
I mbajtur tradicionalisht në qytetin verior, ky aktivitet kulturor i njohur, ky festival ka sjellë gjithmonë prurjet më të bukura në muzikën shqiptare për fëmijë.
Me regji të Osman Mulës dhe prezantim të Huejda El Sajedit dhe kosovarit Driton Siqeta, edicioni i 47-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, është zhvilluar nën kujdesin e veçantë të kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Dhjetëra fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vise të tjera ku banojnë shqiptarë, Â kanë shfaqur talentin e tyre në skenën e këtij festivali.
Juria e festivalit, e cila në natën finale do të përcaktojë edhe këngën fituese, është e përbëre krejtësisht nga fëmijë të moshave të ndryshme.
n.e/NOA