English

Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar

Nga Neil MacDonald*

Obelisku "Newborn", monumenti me shkronja që shënon pavarësinë e Kosovës, e ka humbur shkëlqimin që kishte me rastin e vendosjes së tij 16 muaj më parë. Diplomatët amerikanë patën thënë se "pavarësia do të ishte pjesa e fundit e mozaikut për ristabilizimin e rajonit pas zhbërjes së Jugosllavisë".

Duke i bërë një përshkrim situatës aktuale në Kosovë, përfshirë këtu edhe misionet ndërkombëtare që kanë zbarkuar pas shpalljes së pavarësisë, thuhet se misioni evropian EULEX vazhdimisht vallëzon rreth çështjes së ndjeshme të statusit. Pesë vende anëtare kanë refuzuar ta pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe EULEX-i funksionon nën ombrellën ligjore të Kombeve të Bashkuara. OKB-ja vazhdon të jetë ndërmjetësi kryesor në veri të lumit Ibër, lokalitet ky i banuar me shumicë serbe, ndërkohë që Beogradi gjithashtu bashkëpunon në sektorin e policisë dhe kontrollit kufitar, pavarësisht fushatës së dukshme për të penguar njohjen botërore të Kosovës. Pieter Feith, në cilësinë e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, deri më tash, e ka kufizuar vetveten në "ndërhyrje të buta" dhe debatet me qeverinë i ka mbajtur prapa dyerve të mbyllura. Z. Feith gjithashtu shpreson t'i bindë serbët që të pranojnë të ardhmen e tyre si pjesë e Kosovës dhe në këtë kuadër ai akoma duhet të shënojë përparim. "Liderët ekstremistë në veri manipulojnë me frikën e serbëve për pavarësinë", thotë ai, duke shtuar se synimi në Prishtinë, ndërkaq, është të trimërojë standarde më strikte, meqë korrupsioni është problem serioz. Më parë, për shkak të domosdoshmërisë së një stabiliteti politik, çështjet tjera janë tejkaluar. "Marrëdhëniet kriminale kanë depërtuar madje edhe tek partitë politike dhe strukturat e pushtetit", ka thënë një diplomat. Ai thotë se "nëse duam ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian, duhet ta pastrojmë këtë lëmsh". Kosova përballet edhe me vështirësi të mëdha ekonomike: papunësi të lartë, varësi e madhe nga paratë që vijnë prej jashtë dhe reduktime të përditshme të rrymës. Por, këto probleme janë të tejkaluara, thotë Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave. Ranjit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, ka thënë se "në kuptimin e gjendjes reale, autorët e buxhetit të Kosovës janë ende në kthesën e të mësuarit. Çdo vend në tranzicion që del nga një situatë e pasluftës, për të hyrë në tregun e ekonomisë, kalon nëpër të njëjtën rrugë".

Â

Më parë, liderët e Kosovës mund të fajësonin Kombet e Bashkuara. Sot, qytetarët presin më shumë nga njerëzit e zgjedhur prej tyre. Fisnik Ismajli, ekipi i të cilit krijoi idenë e obeliskut "Newborn", ka ndjenja të përziera. Ai kishte shpresuar ta ngjyrosë monumentin në çdo përvjetor, duke filluar me flamujt e të gjitha vendeve që e kanë njohur Kosovën. Ai, madje, ka kërkuar një kioskë për të shitur suvenirët me këtë mbishkrim. Por, në vend të gjithë kësaj, qeveria e ka paguar me një vit vonesë dhe me një zbritje mbi çmimin e pajtuar, thotë ai. Megjithatë, monumenti në gjuhën angleze - i zgjedhur për të kapur syrin e kamerave të huaja televizive - ka fituar aktualitet. Prishtina sot ka një kafeteri, një piceri dhe një hotel me emrin Newborn. Z. Ismajli, ndërkaq, ka hequr dorë nga të drejtat autoriale. "Është monument kombëtar", thotë ai, "nuk e kemi bërë për para".

* "Financial Times"

Â

KOMENTE