English

Shtohet misteri, copat e gjetura në Atlantik, jo të avionit të zhdukur

Rio, 5 qershor, NOA - U krijua një fije shprese se të paktën, dihej ku kishin humbur jetën, por ajo ëështë fashitur menjëherë pasi u vërtetua se mbetjet dhe materialet e gjetura në Atlantik, në vendin ku mendohet se është zhdukur para dy ditësh avioni i linjës "Air France" nuk i përkisnin atij.

Kjo ka bërë që të shtohet edhe më shumë misteri rreth ngjarjes enigmatike, që zhduku në fluturim e sipër një avion të shoqërisë ajrore "Air France" me gjithsej 231 njerëz në bordin, i cili është zhdukur nga ekrani i radarit gjatë kohës së fluturimin mbi  oqeanin Atlantik.

Kanë qenë autoritetet ajrore braziliane të cilat e kanë konfirmuar një fakt të tillë, duke pohuar se materiali i verifikuar nuk është i avionit.

"Bëhet fjalë për një pjesë të drunjtë që përdoret për transportin në avion, por në avionin për të cilin flasim, nuk kishte një gjë të tillë", ka qenë një konfirmim zyrtar.

Ai shtoi gjithashtu se edhe njolla e vajit e lënë në oqean, nuk i përkiste avionit.

Sipas të dhënave të fundit, ekziston një hipotezë, sipas të cilës, aeroplani francez ra në Oqeanin Atlantik gjatë fluturimit nga Rio De Zhaneiro në drejtim të Parisit, madje ai mund të jetë goditur edhe nga rrufeja.

Vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë Air France, Pjer- Henri Gurgeo, ka pohuar se aeroplani ka pasur probleme teknike pasi kishte kaluar një stuhi. Prej ditësh, forcat ajrore franceze dhe braziliane kanë dërguar aeroplanë për të kërkuar aeroplanin e zhdukur.

Në mesin e udhëtarëve, siç pohoi kompania, ka pasur tetë fëmijë, duke përfshirë edhe një foshnje, 126 burra dhe 82 gra.

Dhe disa copa të gjetura në Oqeanin Atlantik shtuan shpresën se ato mund t'i përkisnin avionit në fjalë, por kjo gjë doli se nuk qenkësh e vërtetë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE