Vlorë, 4 qershor NOA - Policia e Vlorës ende nuk ka mundur të arrestojë 40-vjeçarin i cili dhunoi për vdekje gruan e tij një ditë më parë, ndërsa po vazhdon kërkimet.
Pas identifikimit të autorit të vrasjes se 36-vjeçares Luljeta Hodaj, nënë e tre fëmijëve të mitur, policia mundi të identifikonte autorin i cili ishte pikërisht bashkëshorti i saj, dhe pasi ka siguruar një foto të tij është vënë në lëvizje për ta çuar atë në qeli.
Policia ka rrethuar të gjitha zonat rreth fshatit Armen ku ndodhi ngjarja.
Janë inspektuar deri tani të gjitha stanet e zonës, ndërsa vijon kontrolli në zonat e thella në brendësi të pyjeve e luginave, nga fshati Treblovë, deri në zonën e Selenicës, vende ky dyshohet se është fshehur 40-vjecari Maksim Hodaj, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij.
Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll banesash te të afërm të autorit të ngjarjes, por nuk ka rezultuar që ai të jetë ndaluar te asnjë nga familjarët në fshatin armen.
Burime kofidenciale nga policia, dhe grupi hetimor, bëjnë me dije se janë vënë në
kontroll telefonat e të afërmeve, dhe njëkohësisht celulari i Maksim Hodaj, të cilin mendohet se ai e ka ende me vete.
Megjithatë janë ngritur postblloqe në të gjithat pikat dalëse nga zona e fshatit Armen, të qytetit të Vlorës dhe rrethet më të afërta ku mendohet se do të kishte qenë destinacioni i Maskim Hodaj.
Burimet nga grupi hetimor, bëjnë me dije se janë vënë në dispozicion shumë forca policore, të cilat po krehin gjithë zonën dhe po ushtrojnë kontrolle banesash dhe vijojnë të marrin në pyetje njerëz që mendojnë se kanë ndihmuar autorin në largim dhe arratisje nga vendngjarja.
Po këto burime citojnë se informacioni, foto e të dhëna të autorit të vrasjes u janë dhënë edhe komisariateve të policisë në qytetet fqinje, me qëllim bashkëpunimin e mëtejshëm në arrestimin e tij.
Ndërsa një pistë e mundshme është fakti se ai mund të ketë mbërritur në qytet dhe për këtë po ushtrohet kontroll intensive edhe i pikave kufitare për të penguar mundësinë e daljes së tij jashtë shtetit shqiptar.
Me gjithë gadishmërinë e plotë dhe kërkimet intensive Maksim Hoaj ende nuk ka rënë në duart e bluve.
Ndërsa sot ëhstë shoqëruar për në banesën e fundit trupi i 36-vjeçares, e cila dy u dhunua deri në vdekje nga bashkëshorti i saj.
k.k/NOA