English

Vrasjet në demonstratën e 10 shkurtit, anulohet dëgjesa për dhunën e UNMIK

Prishtinë, 5 qershor NOA - Përfaqësues ligjor i familjeve të dy të vrarëve në demonstratën e 10 Shkurtit dhe dy të plagosurve rëndë, Halim Sylejmani, doli dje pasdite në një konferencë për shtyp.

Ai ka reaguar në lidhje me anulimin nga PSSP-ja të seancës dëgjimore të Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut për intervenimin e dhunshëm të policisë së UNMIK-ut në demonstratën paqësore të 10 Shkurtit.

Bëhet fjalor për vdekjen e Mon Balaj, Arben Xheladinit dhe plagosjen e Zenel Zenelit e Mustafë Nerjovajt.

Përfaqësues ligjor i familjeve, brenda Kosovës, Halim Sylejmani tha se dëgjimi publik i këtij rasti ishte paraparë të mbahej dje, më 4 qershor 2009.

Ai sqaroi se ky ishte vendimi i Panelit Këshillues të të Drejtave të Njeriut që u mor gjatë dëgjimit të 19 marsit 2009.

Përpara atij dëgjimi, PSSP-ja i kishte bërë disa paraqitje sekrete në Panel, që dëgjimi publik do të ngrinte çështje të sigurisë. Aplikuesit e kundërshtuan këtë vendim në formë të shkruar dhe secili personalisht.

Në atë dëgjim PSSP-ja nuk e kundërshtoi dëgjimin publik, dhe prandaj Paneli e caktoi dëgjimin publik për datën 4 qershor 2009.

Në një datë të panjohur, PSSP-ja bëri dorëzime sekrete në Panel, të cilat tregojnë që ai e kishte ndër mend lëshimin e një "urdhërese administrative" e cila do të kufizonte rrezen e dëgjimit publik.

Ndërmjet PSSP-së dhe Panelit do të mund të ketë vazhduar tutje korrespondenca sekrete, por Sulejmani tha se kurrfarë "urdhërese administrative" nuk është miratuar a zbatuar.

Përkundër kësaj, pa i lajmëruar dhe pa i kërkuar fare paraqitjet e Aplikuesve, Paneli vendosi që të anulojë në mënyrë permanente çfarëdo dëgjimi publik a privat në rastin e 12 majit 2009.Â

Më 20 maj 2009, aplikuesit kërkuan nga Paneli që ta rishqyrtonte këtë vendim mbi bazën e të qenit i paligjshëm, i anshëm dhe kundër obligimeve ndaj të drejtave të njeriut.

Megjithatë, më 26 maj 2009, Paneli iu përgjigj aplikuesve, për t'i informuar ata se vendimi i tij është "përfundimtar" dhe nuk u dha kurrfarë arsye për këtë vendim.

Aplikuesit në tri raste kanë kërkuar nga Paneli që t'u jipen paraqitjet sekrete dhe korrespondenca ndërmjet Panelit dhe PSSP-së, por as Paneli e as PSSP-ja nuk ua ka dhënë këto paraqitje dhe as korrespondencën, ka pohuar Sylejmani.

a.b/NOA

KOMENTE