English

Zbulohen të dhëna të reja tronditëse për tmerrin nazist, 20 mijë kampe përqendrimi

Tiranë, 5 qershor, NOA - Nuk kanë të reshtur njoftimet tronditëse për atë që njihet në të gjithë botën si Holokausti.

Autoritetet në Uashington, konfirmuan se një studim i Muzeut përkujtimor Amerikan për Holokaustin, kanë identifikuar jo pak, por plot 20 mijë kampe përqendrimi që nazistët çelën në vitet e errëta të Luftës.

"Njëzetmijë kampe përqendrimi, geto dhe qendra speciale shfarosjeje është numri tronditës që evidentojmë dhe kemi inkuadruar tek "Enciklopedia e kampeve dhe getove", një studim dhjetëvjeçar mbi Holokaustin, - u shprehën studiuesit e "Muzeut Përkujtimor Amerikan për Holokaustin" në Uashington.

ata thanë se volumi i parë i këtij studimi do të publikohet në 12 qershor. "Numri i kampeve, tashmë i bërë publik, tregon se si plani i madh për shfarosjen ka qenë i paramenduar", raporton gazeta e përditshme amerikane "The Washington Post", e cila publikonte edhe disa detaje të studimit.

Në të vërtetë, deri sot ishte e ditur se nazistët kishin hapur jo më shumë se pesë mijë kampe përqendrimi.

Në enciklopedi, detajohet se si sistemi nazist ishte ndërtuar sipas një plani të paramenduar.

"Secili nga kampet kryesore ishte i rrethuar nga qendra ndihmëse, të identifikuar me eufemizma të frikshëm", - sqarojnë studiuesit.

Ata kanë ilustruar edhe me një shembull: "Strukturat për kurimin e fëmijëve të huaj, nuk ishin asgjë tjetër veçse ndërtesa ku gratë detyroheshin të abortonin fëmijët që prisnin të sillnin në jetë".

e.l/NOA

KOMENTE