Durrës, 6 qershor NOA - Një mjek i spitalit të Kavajës është arrestua sot nga policia e Durrësi pasi u kap me medikamente pa pullë në port.
Agron Beu 39-vjeç me detyrë mjek ne spitalin kirurgjik të Kavajës u arrestua pasi është kapur në flagrancë në hyrje të qytetit të Kavajës duke drejtuar mjetin Peugot me targë DL422GV me një sasi të konsiderueshme medikamentesh pa pulle të cilat i ka futur nga Porti Vlorës.
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se Agron Beu për një periudhe relativisht të gjatë ishte nën vëzhgimin e shërbimeve të Seksionit të Luftës kundër Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.
Ai kryente shpesh udhëtime në shtetin ilalian ku bënte dhe blerjen e medikamenteve, duke përdorur si itenerar, ikjen nga qyteti i Durrësit për në Itali ndërsa kthimin e kryente nga Vlora.
Në cilësin e provës materiale u bë bllokimi dhe sekuestrimi mjetit, medikamenteve të gjetura në makinë si dhe të medikamenteve të bllokuara në farmacinë në lagjen nr. 15 Durrës e cila është në pronësi të tij dhe shitjen e kryente bashkëshortja e tij I.Beu.
Vlera e sasisë së medikamenteve të bllokuara sipas dokumentacionit të blerjes në shtetin italian kap shifrën 10 mije euro.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Kontrabandës me mallra të lincensuara".
k.k/NOA