Durrës, 6 qershor, NOA - Në aksin rrugor Manëz-Sukth, në afërsi të fshatit Kullë, Mjeti tip Audi me targë DR 65 73, i drejtuar nga shtetasi Klodian Hoxha, 32-vjeç, banues në Manzë, si pasojë e një shpërthimi ka dalë nga rruga kryesore.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, drejtuesi i mjetit nuk ka mundur ta mbajë nën kontroll dot mjetin dhe si pasojë janë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit K.H dhe XH.H, që të dy pasagjerë në këtë mjet.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin rajonal të qytetit, për ndihmë mjekësore dhe mjekët konfirmojnë se gjendje e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkakun e këtij shpërthimi.
n.e/NOA