English

Berisha në Kuçovë: Edi Rama, humbja dhe fitorja, për burrat janë

Kuçovë, 6 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sot paradite Edi Ramës nga skena e një mitingu që zhvilloi me qytetarë të Kuçovës, në qendër të këtij qyteti.

"I bëj thirrje edhe një herë kryetarit të Partisë Socialiste: çlirohu nga kompleksi i humbjes, sepse edhe humbja, edhe fitorja për burrat janë", - theksoi Berisha.

"Eja dhe regjistrohu në listë, në përputhje me parimin më themelor të pluralizmit, sepse nuk mund të nisësh në betejë mbështetësit e tu dhe vetë t'ia mbathësh, kjo nuk pranohet, ndaj dil në krye të listës", - sugjeroi kryetari i Partisë Demokratike.

Kurse shtoi: "Unë jam gati të mbledh parlamentin, të ndryshoj ligjin, të krijoj të gjitha kushtet, ashtu si t'i duash, mjafton që ti të vendosesh në krye të listës së socialistëve".

Kartat

Ndërkohë, kryeministri bëri një apel publik për kartat: "Thirrja ime vëllazërorë për ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, është që ta shndërroni këtë javë të fundit në javën e përgjegjësisë suaj maksimale qytetare, të merrni letërnjoftimet e reja, t'i merrni ato si dëshmi e identitetit, të njëjta me të gjitha vendet e zhvilluara në botë".

Berisha vlerësoi se me letërnjoftimin e ri, qytetarët e Shqipërisë kanë me vete dokumentin më modern të identitetit në Evropë.

e.l/NOA

KOMENTE