Berat, 6 qershor, NOA - Gjatë një takimi me qytetarë të Beratit, kryeministri i ka drejtuar thirrje rivalit të tij politik, Edi Rama, që të kerr kurajo ta vërë veten në krye të listës së socialistëve.
"Ata që kapitullojnë nuk kanë të ardhme në politikë, ndaj dhe i them zotit Rama se po të jap shansin e fundit, ke edhe 5 ditë afat, mblidh forcën dhe kurajën dhe u dil në krye socialistëve, sepse aty të duan ata, në qoftë se ndihesh kryetar i tyre", ka qenë thirrja e drejtuar nga kryeministri Berisha.
Duke shtuar më pas: "Do të mbledh parlamentin, do të ndryshoj ligjin, do të jap të drejtë të regjistrohesh qoftë edhe si kryetar bashkie. Dil mos turpëro vendin. Dil mos turpëro partinë tënde".
Ndër të tjera, Berisha ka pohuar se kaq qenë zemërthyer për faktin që Edi Rama nuk u bëri asnjë thirrje qytetarëve që të merrnin letërnjoftimet elektronike, me qëllim sabotimin e zgjedhjeve.
Në listën e premtimeve për zonën e Beratit, ai ka përmendur fillimin e punimeve të veprës energjetike të kaskadës së Osumit, si një front i madh punësimi.
"Unë ju bëj thirrje qeveritarëve vendorë në mbarë Shqipërinë të mbajnë larg duart nga biznesi i vogël, të mos e taksojnë atë. Për çdo nevojë të vijnë në qeveri. Qeveria, pa asnjë dallim partiak, do të financojë çdo projekt që ata do të hartojnë për të ndryshuar gjendjen e banorëve në qytetet e tyre. Për biznesin, forcën motore të vendit, asnjë qindarkë mbi 10 përqindëshin. 10 përqindëshi është taksa e të gjitha kohërave, të dhjetat është e librave të shenjtë, të dhjetat do të jetë taksa e të gjithë shqiptarëve", tha ndër të tjera Berisha.
n.e/NOA
Â