English

Hetuesit hedhin hipotezën: Një bombë në avionin e fluturimit 447

Tiranë, 6 qershor NOA - Një bombë mund të ketë shpërthyer avionin me numër fluturimi 447 që u zhduk në rrethana misterioze të hënën e kësaj jave.

Në avionin, i cili udhëtonte nga Brazili drejt Francës dyshohet se ndodhej një bombë, megjithatë kjo është vetëm një pistë por që deri më tani ka shumë pak detaje që të vërtetojnë një gjë të tillë.

Të paktën kështu shprehen hetuesit të cilët thonë se megjithëse një fakt i tillë është çuditshme të paktën kjo mbetet një hipotezë dhe nuk është përjashtuar. Avioni u zhduk nga radarët të hënën, me 228 persona në bord edhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Fillimisht u dyshua se avioni kishte rënë në oqeanin Atlantik ku dhe avionët e kërkimit gjetën disa pjesë por që më pas rezultoi se ato nuk i përkisnin avionit të zhdukur.

k.k/NOA

KOMENTE