Hauai, 6 qershor, NOA - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një pushues në ishujt Hauai, me emrin Curt Carish.
Ai ka kapur në ujërat e detit një peshk, të cilin më pas arriti ta kapë të gjallë e ta fusë në frigorifer. Por kur ka shkuar më pas për ta përgatitur që ta gatuante, pa sesi ai po nxirrte një orë ari nga goja e tij, të cilën e kishte gëlltitur më parë.
"Ai kishte një bark jashtëzakonisht të madh dhe nga goja doli një orë dore e artë. Madje, ora ende po bënte tik-tak dhe po tregonte orën e saktë ...", tregon i befasuar Carish.
n.e/NOA