English

Maqedonia përballë kolapsit ekonomik, shkak mos-hyrja në NATO dhe kriza

Shkup, 6 qershor, NOA - Kriza globale ekonomike dhe mosanëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE janë dy arsyet kryesore për mungesën e investimeve nga jashtë në ekonominë e këtij vendi.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Sem Vaknin thotë se Maqedonia për herë të parë gjendet para një kolapsi të ekonomik dhe financiar, prandaj qeveria duhet të ndërmarrë masa antikrizë, për ta zbutur sadopak impaktin ndaj ekonomisë dhe papunësisë në vend.

"Maqedonisë i nevojiten edhe një sërë masash të reja antikrizë, sepse në të kundërtën shteti do të përjetojë një cunami ekonomik. Qeveria e Maqedonisë duhet të harrojë se do të vijnë investues të huaj dhe do të sjellin para në Maqedoni", shprehet eksperti ekonomik ndërkombëtar, Sem Vaknin.

Sipas tij, qeveria duhet të përqendrohet tek investimet vendore dhe në punësimet e reja, sepse kjo qeveri nuk ka politika punësimi, thotë Sem Vaknini.

Në Maqedoni për çdo ditë anulohen investimet e huaja duke shfaqur mosinteresim për investime të projekteve të tyre.

Deri tani janë shfaqur edhe të pasigurta edhe investimet e paralajmëruara të kompanisë turke për aeroportet TAV, kompania franceze për pjesë të makinave "Montipe", kompania kroate "Agrokor", ndërsa nuk ka asgjë nga ndërtimi i "Qytetit të diellit" në Vodno.

Një dështim tjetër dhe investime të parealizuara janë edhe ato të paralajmëruara nga kompania sllovene "Iskra" dhe asaj turke "Buroteknik otomotiv".

Pjesa më e madhe e këtyre investimeve u paralajmërua vitin e kaluar si rezultat i fushatës qeveritare "Investoni në Maqedoni", me të cilën shteti u reklamua si parajsë afariste në Evropë. Për shkak të krizës pritet që edhe investitorët tanishëm në Maqedoni, si "Lukoil", "Makstil" dhe EVN t'i pakësojnë investimet në vend.

Duke u mbështetur të disa të dhëna që janë publikuar, Maqedonia në aspektin ekonomik për shkak të krizës botërore ekonomike ,këtë vit që sapo ka filluar duket se nuk do ta fillojë mirë. Këtë vlerësim e kanë dhënë edhe analistët dhe ekspertët ekonomik, të cilët theksojnë se vendi ynë do të përballet me anulim të investimeve të huaja në vlerë të përgjithshme prej rreth 350 milionë euro.

NOA-INA

Â

KOMENTE