English

Nishani: Kemi të gjitha mundësitë që çdo qytetar që paraqitet për të aplikuar apo për të tërhequr kartën

Tiranë, 6 qershor NOA - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka dhënë sot një deklaratë me anë të së cilës bëri të ditur vijueshmërinë e procesit të kartave të identitetit.

"Me anë të kësaj deklarate për shtyp dëshiroj të ju bëj të ditur ju dhe opinionit publik se deri më sot kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik 1 253 360 shtetas.

Nga letërnjoftimet e prodhuara dhe të shpërndara në qendrat e aplikimit, deri më tani kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre 767 190 qytetarë" deklaroi Nishani.

Kreu i dikasterit blu njoftoi opinionin publik se duke filluar nga dita e hënë zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura nga ora 08:00 - 22:00, pa ndërprerje.

"Duke i shprehur falënderimet kompanisë ALEAT për të gjitha këto kapacitete dhe mundësi maksimale që po ofron për qytetarët, i bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë një pasaportë të paraqiten sa më parë në zyrat e aplikimit.

Gjithashtu, të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për letërnjoftimin deri më datën 24 Maj 2009 të paraqiten për ta tërhequr atë" shtoi më tej Nishani.

Sipas tij, janë të gjitha mundësitë që çdo qytetar që paraqitet për të aplikuar apo për të tërhequr kartën, ta ketë atë në disponim përpara ditës së zgjedhjeve.

k.k/NOA

KOMENTE