English

Nishani para gazetarëve: Kemi kapacitetet e mundshme për çdo qytetar për të aplikuar

Tiranë, 6 qershor NOA - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku u ka kthyer përgjigje gazetarëve në lidhje me procesin e kartave, por edhe me rolin e policisë gjatë ditës së zgjedhjeve.

Pyetje lidhur me mundësinë e dublimit të emrave në listën e zgjedhësve të bërë publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendëshme.

Përgjigje: Të gjitha rastet që mund të identifikohen do të jenë objekt i një verifikimi. Sipas një informacioni paraprak të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kemi rastin e një personi, i cili ka ekzistuar më parë në katër zyra të gjendjes civile. Programi është i tillë që verifikon dhe dublikon dy e nga dy emrat,. Është një rast i veçantë në afro 3.1 milion zgjedhës. Në rastin e këtij shtetasi, i cili ka qenë i regjistruar 4 herë në zyra të ndryshme të gjendjes civile, programi nuk mund ta identifikojë katër herë, sepse padrejtësisht ai mund të hiqte një emër të ngjashëm me të.

 Â

Pyetje për qytetarët pa pasaportë që ende nuk kanë aplikuar.

Përgjigje: Në përfundim të procesit të aplikimit dhe prodhimit të letërnjoftimeve elektronike, lista e të gjithë qytetarëve pa pasaportë dhe që nuk kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, do t'i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Çdo ditë nga kompania Aleat merret lista e numrit të qytetarëve që kanë aplikuar dhe pas të gjitha procedurave verifikohet emri i aplikuesit në se disponon pasaportë apo e kundërta.

Nisur nga afati kohor prej dy javësh i mjaftueshëm për prodhimin e letërnjoftimit elektronik afati i fundit për mundësinë e aplikimit të shtetasve pa pasaportë është data 15 Qershor.

Â

Pyetje për rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhje.

Përgjigje: Lidhur me rolin e policisë, duke shpresuar për vazhdimësinë e eksperiencës së deritanishme në proceset zgjedhore, të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit që janë pjesë e rendit publik dhe që do të angazhohen në procesin e ardhshëm zgjedhor, janë trajnuar dhe shpresoj se në zgjedhjet e 28 Qershorit Policia e Shtetit do të tregojë performancën më të mirë të saj, të vlerësuar pozitivisht edhe në zgjedhjet e shkuara.

Â

Pyetje nëse do të ketë zgjedhës që nuk do të munden të votojnë për shkak se nuk do të kenë as letërnjoftim as pasaportë.

Përgjigje: Në asnjë rast të pamundësisë të kapaciteteve apo kohës në dispozicion. Ekzistojnë të gjitha kapacitetet e mundshme që të gjithë shtetasit pa pasaportë të paisen me letërnjoftimin elektronik. Ministria e Brendshme, si implementuese e këtij procesi, i ka siguruar të gjitha kapacitetet e mundshme për çdo qytetar për të aplikuar, ndërkohë që nuk ka munguar as  informacioni për çdo qytetar të vendit, pavarësisht vendbanimit të tij, lidhur me mënyrën dhe vendin e aplikimit. Kemi të gjitha kapacitetet reale dhe kohën në dispozicion të çdo qytetari që nuk ka pasaportë. Nga eksperienca e mëparshme, në Shqipëri marrin pjesë jo më shumë se 1.380 000 votues, ndërkohë që numri i aplikimeve për letërnjoftimin elektronik po shkon drejt shifrës 1.400 000.

Â

KOMENTE