Prishtinë, 6 qershor, NOA - Policia e Kosovës, pas disa muajve hetimesh në, për të zbuluar personat e dyshuar për shitblerjen e substancave narkotike, realizoi operacionin e koduar me emrin "Rrufeja" në rrugën Prishtinë-Prizren, i cili konkludoi me vënien në pranga të tre personave.
Bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni, policia ka zbuluar dhe konfiskuar rreth 4 kg substanca narkotike dhe dy vetura.
Pas këtij veprimi, është njoftuar Prokuroria e Qarkut Në Prishtinë, dhe po nga e njëjta policia është autorizuar për zhvillimin e kontrollit të disa qendrave të tjera në rajonin e Prizrenit, për gjetjen të provave të tjera materiale .
Gjatë kontrollit të këtyre të fundit, është gjetur një armë e tipit kallashnikov AK-47.
n.e/NOA