English

Persona të panjohur vjedhin ikonat e kishës së "Shëngjergjit" në Gjirokastër

Gjirokastër, 6 qershor NOA - Vidhen ikonat e kishës së "Shëngjergjit" në Gjirokastër, policia nis hetimet për të identifikuar autorët.

Vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga kujdestari i kishës i cili sapo ka lajmëruar menjëherë Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Forca të shumta policia kanë mbërritur menjëherë pranë kishës e cila ndodhet në qendër të fshatit Jorgucat të rrethit Gjirokastër.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se gjatë natës janë vjedhur me thyerje  6 Ikona, nga të cilat 2 Ikona i përkasin shekullit të "18" dhe 5 Ikona i përkasin shekullit "20".

Vjedhja është kryer me thyerje duke thyer çelësin e derës së jashtme .

Përveç Â Ikonave nuk është vjedhur asgjë tjetër.

Për këtë ngjarje janë angazhuar një numër i madh i forcave të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, të gjithë Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut.

Policia ka grumbulluar informacion në rrugë operative dhe disponon të dhëna për persona konkretë që për arsye hetimi nuk bëhen të ditur dhe po punohet për kapjen e tyre.

k.k/NOA

KOMENTE