Durrës, 6 qershor NOA - Kandidati për deputet i PS, në qarkun e Durrësit, Blendi Klosi, në kuadër të takimeve me banorët, është ndalur në zonën e ish-kënetës së Durrësit, ku gjatë fjalës së tij, është shprehur se Partia Socialiste do të jetë forca që do të mirë qeveris vendin në 4 vitet e ardhshme.
Sipas tij, deputetët që fituan mandatin në 2005 në qytetin e Durrësit, nuk e ngritën aspak zërin kundër ndërtimit të TEC-it në këtë zonë.
"8 deputetë kishte Partia Demokratike në Kuvend në legjislaturën e kaluar. Askush dhe asnjëherë nuk u fol për TEC-in e vdekjes që po ndërtohet në Porto Romano. Askush dhe asnjëherë, asnjë fjalë nuk doli kundër interesave personale të Sali Berishës, ku për ndërtimin e një TEC-i të tillë, rrezikojnë jetën, tokën, faunën, të ardhurat e këtij komuniteti" tha Klosi.
k.k/NOA