Fier, 6 qershor NOA - Kandidati për deputet i PS, në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, është takuar sot me gratë e vajzat e qytetit të Lushnjes, në kuadër të prezantimit të programit të ri qeverisës.
Ruçi ka bërë me dije, se Partia Socialiste i ka dhënë përparësi gruas në parlament, për të qenë në masën 30 % e përfaqësuar.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare, ka fajësuar kryeministrin Berisha për premtimet e pambajtura, i cili i ka kthyer shpinën jo vetëm qytetit të Lushnjes, por gjithë Shqipërisë, pasi më shumë ka menduar për pasurimin e familjes së tij.
"Pasojat e dështimit të Berishës bien mbi kurrizin e të gjithëve ju. Ai para 4 vitesh ka bërë premtime për të marrë atë zyrë kryeministri, duke i thyer dhe shkërmoqur këto premtime njëra pas tjetrës, vetëm e vetëm që të hipte në atë zyrë.
Për çdo herë, Berisha na ktheu shpinën, ai dështoi. Skandalet e Berishës, nepotizmi, partneritetet e tij, janë tashmë të qarta për të gjithë shqiptarët." u shpreh Ruçi.
k.k/NOA