Prishtinë, 6 qershor NOA - Përdorte aparaturat e spitalit shtetëror, për klinikën private, arrestohet mjeku kosovar.
Policia e Prishtinës ka arrestuar sot mjekun e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Miradi të poshtme Fushë Kosovë, Adil Mustafa pasi akuzohet se në cilësi të zyrtarit mjekësor dyshohet se ka përdorur aparatin EKG pronë e Qendrës ku ai ishte punësuar për nevoja të ambulancës së tij private dhe atë nga muaji gusht 2008 e deri me datën 6 qershor 2009, kur i është konfiskuar në ambulancën e tij private.
Gjithashtu ai ka ushtruar veprimtari mjekësore në ambulancën e tij private e cila nuk ka qenë e regjistruar dhe e pajisur me licencë pune.
Me një veprim të këtillë ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer Veprën Penale nga neni 342 (përdorimi i paautorizuar i pasurisë) dhe 221 (ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore) i KPK-se.
Ndaj te njëjtit është caktuar masa e ndalimit.
k.k/NOA