English

Shqipëri-Portugali, jo vetëm në "Qemal Stafa" por edhe në një tjetër "cep" të kryeqytetit

Tiranë, 6 qershor, NOA - Ndeshja Shqipëri-Portugali, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Afrika e Jugut 2010" do të përcillej me emocione të veçanta jo vetëm për ata që e ndiqnin në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" por edhe në një tjetër "cep" të kryeqytetit.

Në urën e re, pranë "ish Bllokut" një stendë gjigante ofroi muzikë, lojëra dhe argëtim, ndërkohë që përmes ekranit gjigant në njërën anë të urës fansat e kombëtares mundën të ndajnë emocionet e ndeshjes teksa zhvillohej disa kilometra më tej.

Organizuar nga Vodafone Albania, që është edhe sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Fan Club këtë herë erdhi me më shume surpriza.

Përveç evenimentit të mbajtur ditën e Premte dhe të Shtunë, Fan Club mundësoi edhe bashkimin e të gjithë mbështetësve të kombëtares në një grup të vetëm.

Përmes anëtarësimit në "Kombëtarja Fan Club", duke dërguar një SMS në numrin 15 119, shumë fansa mundën të marrin pjesë në shorteun e organizuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Portugali dhe 3050 prej tyre fituan biletë falas për të ndjekur ndeshjen live në stadium.

Për të sjellë sa më pranë kombëtares të gjithë fansat e saj, Vodafone Albania ka organizuar një seri aktivitetesh të cilat do të jenë prezente për publikun sportdashës sa herë që kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshje, qofshin këto brenda apo jashtë Shqipërisë.

a.k/NOA

KOMENTE