Bruksel, 6 qershor, NOA - Sot zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e Evropës në 5 vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave, zgjedhësit e sotëm janë në Qipro, Maltë, Letoni, Itali dhe Sllovaki. Zgjedhjet kanë përfunduar deri tani në Britani të Madhe, Holandë dhe Irlandë, ndërsa dita e nesërme është parashikuar për të votuar zgjedhësit e shumicëës së 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
Të drejtën e votës në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë rreth 375 milionë qytetarë, të cilët do të zgjedhin 736 euro-parlamentarë. Në zgjedhjet e vitit 2004 pjesëmarrja në votime ishte rreth 45,5 për qind. Â