English

Trajneri Kueiroz: S;jemi në pozicion të mirë, po do fitojmë

Tiranë, 6 qershor, NOA - Portugalia nuk gjendet në një pozicion të mirë, por ka ardhur në Shqipëri vetëm për të fituar.

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, pas stërvitjes më shumë se 90 minuta në stadiumin "Qemal Stafa", trajneri i ekipit të Portugalisë, Karlos Kueiroz.

"Unë mund t'iu them vetëm një gjë. Ne nuk jemi në një pozicion të mirë. Është normale që presioni përpara çdo ndeshje të ekzistojë, pasi sidomos në këtë ndeshje nuk bëhet fjalë më për kundërshtar të dobët apo të lehtë. I njëjti presion besoj ndihet dhe te përfaqësuesja juaj. Por, ne kemi ardhur në Shqipëri vetëm për të fituar", tha Kueiroz.

Sipas tij, mund të luash shumë bukur gjatë gjithë ndeshjesh, e ta pësosh në minutën e fundit, siç ishte rasti kur skuadra portugeze humbi ndaj Danimarkës.

Më pas, ai tha se ekipi portugez e respekton ekipin shqiptar.

"Unë jam i bindur se ju do të bëni një ndeshje të mirë, një futboll të bukur. Shqipëria ka disa lojtarë fantastikë e që duhet pasur respekt. Njoh Canën, një lojtar i mirë. Njoh Duron, Skelën, Berishën, Bogdanin", tha ndër të tjera ai.

n.e/NOA

KOMENTE